AVENE HYALURON ACTIV B3 AQUA GEL CREME 50 ML
Avène Krem-Gel me Acid Hialuronik & 6% Niacinamidë eshte hidratues i Avène dhe eshte i formuluar për të rikthyer volumin, elasticitetin dhe ndriçimin e lëkurës, falë kombinimit të fuqishëm të acidit hialuronik dhe 6% niacinamidës (vitamina B3). Tekstura e tij e freskët dhe ultra e lehtë përthithet shpejt, duke e bërë të përshtatshëm si krem dite, krem nate apo si maskë hidratuese me efekt deri në 48 orë.
Formula përfshin Ujin Termal Avène, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti–irrituese, si dhe acid hialuronik me peshë të ndryshme molekulare që punon në shtresa të ndryshme të lëkurës për të siguruar hidratim të thellë dhe volum afatgjatë. Niacinamida kontribuon në rigjenerimin celular, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe reduktimin e shenjave të lodhjes, linjave të holla dhe rrudhave.
Pas aplikimit, lëkura ndjehet menjëherë më e mbushur, më e zbutur dhe dukshëm më e ndriçuar. Përdorimi i rregullt ndihmon në rikthimin e pamjes së freskët dhe të rinovuar të fytyrës, duke e bërë këtë krem-gel një zgjedhje të shkëlqyer për çdo rutinë hidratimi dhe anti–age.