CERAVE AM FACIAL MOISTURIZING LOTION SPF 50
CeraVe AM Facial Moisturizing Lotion SPF 50 është krem i lehtë hidratues për përdorim në mëngjes, i formuluar për lëkurë normale deri të yndyrshme. Me 3 ceramide thelbësore, acid hialuronik dhe niacinamide, ndihmon në riparimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ofruar hidratim deri në 24 orë dhe efekt qetësues. Filtrat me spektër të gjerë SPF 50 mbrojnë nga rrezet UVA/UVB dhe parandalojnë dëmtimet nga dielli dhe plakjen e parakohshme, ndërsa formula është lehtë e përthithshme, pa aromë, jo–komedogjene dhe nuk lë “white cast”. Aplikohet çdo mëngjes në fytyrë dhe qafë, si hapi i fundit i rutinës, 15 minuta para ekspozimit në diell.