CERAVE BLEMISH BARRIER PATCHES
CeraVe Blemish Barrier Patches janë patch-e të holla hidrokoloide për lëkurë me akne, të dizajnuara për të reduktuar pamjen e puçrrave dhe skuqjen, duke thithur yndyrën e tepërt dhe papastërtitë nga sipërfaqja e lëkurës. Të pasuruara me 3 ceramide thelbësore dhe niacinamide, ato ndihmojnë në mbrojtjen dhe ruajtjen e barrierës së lëkurës, si dhe qetësojnë irritimin, pa e tharë lëkurën. Formula është pa aromë, hipoalergjike dhe jo–komedogjene, e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme. Aplikohen mbi lëkurë të pastër dhe të tharë, direkt mbi puçërr, duke lënë të veprojnë për disa orë ose gjatë natës, më pas hiqen butësisht.