CeraVe Hydrating Cleanser 236ml
CeraVe Hydrating Cleanser 236ml është pastrues fytyre dhe trupi për lëkurë normale deri në të thatë, me teksturë lozioni jo-shkumues. Formula është e pasur me 3 ceramide thelbësore dhe acid hialuronik, që pastrojnë butësisht papastërtitë dhe make-up pa prishur barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe pa dhënë ndjesi tërheqjeje apo tharjeje. Pa parfum, jo-komedogjenik dhe i përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme. Lë lëkurën të butë, të hidratuar dhe të rehatuar gjatë gjithë ditës.