Ironorm Capsules 25 kapsula
Ironorm Capsules është suplement ushqimor me hekur dhe vitamina, i rekomanduar për parandalimin dhe trajtimin e anemisë nga mungesa e hekurit dhe mungesave shoqëruese vitaminike. Përmban hekur bivalent (Fe2+), formë që përthithet mirë nga organizmi, si dhe acid folik, vitaminë C, niacinamidë, vitaminë B1 dhe B2, të cilat ndihmojnë në uljen e lodhjes, mbështesin prodhimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin normal të sistemit imunitar. Përdoret shpesh si suplement para dhe gjatë shtatzënisë, sipas këshillës së mjekut.
Karakteristikat kryesore:
Suplement me hekur dhe komplekse vitaminash B + vitaminë C
Ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e anemisë nga mungesa e hekurit
Kontribuon në uljen e lodhjes dhe dobësisë fizike
I përshtatshëm para dhe gjatë shtatzënisë, sipas këshillës mjekësore
Format kapsulë, eleminon shijen e pakëndshme të hekurit dhe njollosjen e dhëmbëve
Paketim: 25 kapsula
Përdorimi:
Zakonisht merret 1 kapsulë në ditë, gjatë ose pas një vakti, ose sipas rekomandimit të mjekut. Nuk duhet të tejkalohet doza e përditshme e këshilluar. Suplementet nuk zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil të shëndetshëm jetese.