Maui Moisture Revive & Hydrate + Shea Butter Conditioner 385 ml
Maui Moisture Revive & Hydrate + Shea Butter është balsam intensiv për flokë të thatë dhe të dëmtuar. Formula me aloe vera si përbërës kryesor, gjalp shea, vaj kokosi dhe vaj makadamia ushqen thellë, zbut fijet dhe ul tharjen e flokut, duke i lënë më të butë, më elastikë dhe me shkëlqim.
I përshtatshëm për flokë të thatë, të dëmtuar nga stilimi me piaster, tharëse apo produkte kimike. Aplikohet në flokë të lagur pas shampos, lihet të veprojë disa minuta dhe shpëlahet mirë.