RVB Lab Mesofill Glow&Protect 50 ml
RVB Lab Mesofill Glow&Protect Perfecting Colour Cream SPF50 është krem dite për fytyrë me mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA/UVB, infra të kuqe dhe dritës blu, me efekt anti–rrudhë, anti–ndotje dhe njëtrajtësues të tonit. Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të zbehtë, me njolla, diskromi apo shenja fotoplakjeje. Formula me HYALU SMART™ PGA, hexapeptide-1 dhe acid traneksamik ndihmon në rritjen e acidit hialuronik, zbutjen e linjave të mimikës dhe reduktimin e hiperpigmentimeve, ndërsa pigmentet mikrokapsuluese japin efekt “glow” dhe uniformojnë ngjyrën. Aplikohet çdo mëngjes në fytyrë dhe qafë të pastruara, si hap i fundit i rutinës së kujdesit (vetëm ose pas serumit), dhe ripërsëritet gjatë ditës në rast ekspozimi të zgjatur në diell.