The ordinary retinol 0.2% 30ml
The Ordinary Retinol 0.2% është serum fytyre me bazë skualani, i formuluar për të reduktuar shenjat e plakjes, vijat e holla, njollat dhe strukturën e pabarabartë të lëkurës. Përqendrimi 0.2% retinol e bën të përshtatshëm për përdorues fillestarë të retinolit, ndërsa skualani vepron si hidratues për të zbutur tharjen dhe irritimin potencial. Rekomandohet për lëkurë normale, miks dhe të yndyrshme, të përdoret vetëm në mbrëmje, mbi lëkurë të pastër dhe të thatë, përpara kremit hidratues. Duhet aplikuar gjithmonë krem mbrojtës me SPF të lartë gjatë ditës gjatë përdorimit të produkteve me retinol.