Together health Imune
TH Immune (Together Health Immune) është suplement ushqimor në kapsula vegane, i formuluar me vitaminë C, D3, zink dhe selen nga burime “wholefood”, të kombinuara me probiotikun Bacillus coagulans për mbështetje të plotë të sistemit imunitar gjatë gjithë vitit. Rekomandohet në periudha lodhjeje, stresi, stinët e ftohta apo sa herë ke nevojë për mbrojtje shtesë, pasi ndihmon funksionimin normal të imunitetit dhe redukton ndjesinë e lodhjes. Bioflavonoidet natyrale nga agrumet përmirësojnë përthithjen e vitaminës C, ndërsa probiotiku siguron 2 miliardë CFU për kapsulë për një efekt të balancuar në florën intestinale. Zakonisht merret 1 kapsulë në ditë me ose pa ushqim, sipas këshillës së mjekut ose farmacistit.